“E mbështesim këtë rrugëtim”/ Drejtori i fondacionit ‘Konrad Adenauer’: PD ka luajtur një rol për integrimin
Drejtori i Fondacionit Konrad Adenauer, Thomas Kunze, përshëndeti punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, duke vlerësuar rolin historik të kësaj force politike në zhvillimet demokratike të vendit dhe në procesin e integrimit europian. Në fjalën e tij, Kunze theksoi se Partia Demokratike zë një vend të rëndësishëm në historinë moderne të Shqipërisë, duke kujtuar origjinën e saj në lëvizjen antikomuniste dhe kontributin në ndërtimin e demokracisë pas rrëzimit të regjimit komunist. Kunze vlerësoi gjithashtu rolin e Partisë Demokratike në mbështetjen e ish-të përndjekurve politikë dhe në procesin e demokratizimit të vendit pas viteve ’90.Një pjesë e rëndësishme e fjalës së tij iu kushtua integrimit europian të Shqipërisë. Ai kujtoi se gjatë qeverisjes së PD-së, vendi paraqiti kërkesën për anëtarësim në European Union në vitin...
Burimi:
sot.com.al