‘E kanë braktisur ndërkombëtarët dhe drejtësia’, Çollaku: Rama s’e mbyll vitin si kryeministër

‘E kanë braktisur ndërkombëtarët dhe drejtësia’, Çollaku: Rama s’e mbyll vitin si kryeministër

Gazetari Basir Çollaku ka komentuar protestat masive që prej 60 ditësh vijojnë në Tiranë, duke deklaruar se ato kanë marrë një përmasë që, sipas tij, nuk ishte parashikuar as nga vetë protestuesit. Në një intervistë televizive, Çollaku tha se protesta duhej të kishte marrë reagime më herët nga qeveria, ndërsa akuzoi mazhorancën se po përballet me frikë nga përgjegjësitë ligjore. Çollaku deklaroi se vijimësia e protestave mund të sjellë, sipas tij, ndryshime të rëndësishme politike. Ai kritikoi gjithashtu mënyrën se si kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj situatës. Duke komentuar mbështetjen ndërkombëtare ndaj qeverisë shqiptare, Çollaku deklaroi se çdo qëndrim pozitiv ndaj Ramës është i gabuar ose i motivuar nga interesa të tjera, ndërsa kundërshtoi shifrat e mbështetjes që, sipas tij, deklaron mazhoranca. Ai tha...