“E kam nga burime të besueshme”/ Paralajmëron Berisha: Kryeministri po i përgatit largimin Belindës në një shtet tjetër
Kreu i PD Sali Berisha, pas daljes nga SPAK ka mbajtur një komunikim për mediat. Berisha paralajmëroi, se kryeministri Edi Rama po përgatit largimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. “Po i përgatit Lubisë largimin në një shtet tjetër. Këta e kam nga burime të mirë-informuara. Mendon se mos po i sjell një fletë-arresti tjetër nga SPAK dhe ajo të gdhihet në një shtet tjetër…Kjo është një informim dhe e kam nga burime të besueshme. Nuk them dot 100 % , por burime që janë serioze. A po e përgatit edhe për vete? E garantoj që edhe pas diellit të shkojë do të vijë këtu të japë llogari për krimet që ka kryer”, tha ai.
Burimi:
sot.com.al