“Dy emrat kryesorë të dëshmitarëve: Edi Rama dhe Charles McGonigal”/ Gjyqi ndaj Metës, Blushi: Procesi është politik
Seanca ndaj ish presidentit Ilir Meta në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, është shoqëruar me debate të forta dhe deklarata të ashpra. Pas një përballjeje disaorëshe në gjykatë, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një deklaratë për mediat pas përfundimit të seancës u shpreh theksuar se akuzat e ngritura janë tërësisht politike dhe tashmë të çmontuara në çdo detaj. Blushi akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, ku i cilësoi jo vetëm si autorë, por edhe si ideatorë të asaj që e përkufizoi si një “rrëmbim kriminal” të kreut të Partisë së Lirisë. Pavarësisht 20 muajve të një hetimi të thelluar, Blushi tha se ish-presidenti ende nuk është marrë në pyetje në cilësinë...
Burimi:
sot.com.al