‘Durrësi drejt shkatërrimit’, Luku: Keqmenaxhimi i PS po zbraz qytetin dhe po rrezikon portin
I ftuar në studion e “Kafe Shqeto”, deputeti i Partisë Agrare, Artan Luku, u shpreh se Durrësi është kthyer në një qytet eksperimental për shkak të keqmenaxhimit politik dhe administrativ të Partisë Socialiste.Ai paralajmëroi se mosintegrimi i periferive, mungesa e mundësive për të rinjtë dhe përparësitë e dhëna një grupi të ngushtë njerëzish afër parties, kanë zhvendosur jetën sociale, arsimore dhe ekonomike drejt Tiranës, duke lënë qytetin bregdetar të shkatërruar gradualisht.Luku kritikoi mënyrën e menaxhimit të Portit të Durrësit, duke theksuar se vendimet për shkatërrimin e portit ekzistues pa një projekt të qartë për portin e ri rrezikojnë të çojnë qytetin drejt një boshllëku ekonomik dhe urban të pashpresë.Sipas tij, kjo qasje duket si një strategji e qëllimshme për të zhvlerësuar potencialin historik dhe ekonomik...
Burimi:
syri.net