“Duhet zbatuar ligji. Kaq!”/ Braçe pas zjarrit në Krujë: Zjarrfikësit meritojnë më shumë
Pas zjarrit masiv që rrezikoi Krujën mbrëmjen e së shtunës, deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar në rrjetet sociale, duke kërkuar zbatim të rreptë të ligjit për ndalimin e ndezjes së zjarreve, më shumë mbështetje për zjarrfikësit, por edhe duke iu përgjigjur atyre që i cilëson si “cinikët” e Instagramit, të cilët, sipas tij, kanë përdorur situatën për sulme dhe komente politike mbi menaxhimin e zjarrit. Braçe vlerëson vendimin e qeverisë për pagesën shtesë të zjarrfikësve të angazhuar në operacionet për shuarjen e flakëve, por thotë se mbetet ende punë për t’u bërë. “Qeveria dha dy javë të shkuara një pagë shpërblim për zjarrfikësit e përfshirë në operacionet e shuarjes së zjarreve. Shumë mirë! Por ama kemi dy gjëra që duhet t’i zgjidhim: raporti mes të ardhurave,...
Burimi:
javanews.al