‘Duhej garë për kreun e PD, nuk jam për farsa’, Alimehmeti: Salianji plotësonte kriteret përballë Berishës, por…
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilir Alimehmeti, ka kritikuar mënyrën se si po zhvillohen proceset brenda Partisë Demokratike, duke theksuar se opozita ka nevojë për një garë të vërtetë dhe jo për procese formale. Në një intervistë televizive, Alimehmeti komentoi zhvillimet e fundit brenda në PD, përplasjet e kreut të partisë me Ervin Salianjin dhe ‘lufta’ e opozitës me qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Alimehmeti tha se Partia Demokratike ka nevojë për rinovim dhe përfaqësim më të gjerë në strukturat drejtuese, ndërsa theksoi se Kuvendi i 30 majit do të jetë vendimtar për organizimin e partisë për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare. “Ka nevojë për një rinovim, por më tepër sesa vetë rinovimi do kishte rëndësi përfaqësimi. Këshilli Kombëtar duhet të ishte më...
Burimi:
sot.com.al