Dritë jeshile për “Portën e Alpeve”, Komisioni i Ekonomisë miraton fondet e BEI
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat ka miratuar në mbledhjen e tij të radhës projektligjin që i hap rrugë financimit të një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore për veriun e vendit, të njohur si “Porta e Alpeve”. Nën drejtimin e kryetares Milva Ekonomi, komisioni shqyrtoi dhe kaloi për votim në seancë plenare kontratën financiare të lidhur ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve (BEI). Gjatë seancës dëgjimore, Zëvendësministri i Financave, Endrit Yzeiraj, bëri një ekspoze të detajuar të objektivave të këtij investimi dhe impaktit që pritet të ketë në transformimin e rajonit. “Projekti ‘Porta e Alpeve’ konsiderohet një ndër ndërhyrjet strategjike për rritjen e aksesit në zonat veriore, zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, nxitjen e ekonomisë lokale dhe reduktimin e pabarazive rajonale,” theksoi...
Burimi:
javanews.al