Drejtësia e re instalon censurën ndaj mediave! Gazetarët duhet të marrin leje për të ndjekur seancat, s’lejohen telefonat e kamerat

Drejtësia e re instalon censurën ndaj mediave! Gazetarët duhet të marrin leje për të ndjekur seancat, s’lejohen telefonat e kamerat

Gjykata e Posaçme i mbyll dyert medias. Rregullorja e fundit “Për sigurinë, rendin, solemnitetin dhe rregullat e sjelljes në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” e miratuar së fundmi e që hyn në fuqi më 1 shtator, përjashton mediat nga seancat. Sipas rregullave të reja, gazetarët duhet të plotësojnë çdo ditë formularët për të kërkuar leje që të ndjekë seancat, ndërsa kur gjenden brenda sallës së gjyqit, nuk iu lejohet përdorimi i telefonit, shkruan Shqiptarja. Kërkesa me shkrim duhet bërë të paktën 24 orë përpara seancës por mund të ndodhë që në sallë mos të ketë hapësirë për të gjithë gazetarët e interesuar. GJKKO parashikon që në një situatë të tillë, hyn vetëm një pjesë. Ndësa...