Drafti i ‘Territoriales’, PS: Nuk zhduket asnjë bashki e qytet, përfaqësim institucional për çdo qendër

Drafti i ‘Territoriales’, PS: Nuk zhduket asnjë bashki e qytet, përfaqësim institucional për çdo qendër

Partia Sociale ka ndarë një komunikatë për draftin e reformës së re territoriale ku shprehet se nuk zhduk asnjë bashki e qytet. Bashkitë shkrihen, por mbajnë statusin e qytetit përbërës brenda njësisë vendore. Gjithashtu ato do të përfaqësohen institucionalisht si dhe do të kenë rol në planifikimi “Një sqarim dhe informacion shtesë në lidhje me lajmet që po qarkullojnë nëpër media sa i takon procesit të Reformës Administrativo – Territoriale. Konsolidimi territorial nuk sjell “zhdukjen” e asnjë bashkie apo qyteti. Bashkitë e përfshira në këtë proces ruajnë emrin, identitetin dhe qendrën e tyre urbane. Ato përfshihen në një strukturë të re administrative përmes bashkimit me bashkitë fqinje, duke vijuar të kenë statusin e qytetit përbërës brenda njësisë së re vendore. Çdo qendër e prekur nga...