Dosja “Aruba” dhe zhdukja e emrave nga SPAK, avokati Llangozi plas “bombën”, ja kush janë dy zyrtarët e lartë të…
Një amendament i paraqitur nga kongresmeni amerikan, Joe Wilson në Komisionin e Rregullave të Kongresit të SHBA-së disa ditë më parë parashikon hartimin e dy raporteve nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Drejtoria e Inteligjencës Kombëtare lidhur me zhvillimet në Ballkan, konkretisht në Shqipëri dhe Serbi. Sipas propozimit, brenda 180 ditëve nga miratimi i ligjit, institucionet amerikane do të duhet të përgatisin një raport të klasifikuar për Shqipërinë, i cili do të analizojë shkallën e narkotrafikut në vend dhe rolin e mundshëm të qeverisë shqiptare në lehtësimin e tij. I pyetur nga “NTV Televizion” për këtë nismë amerikane, avokati Arben Llangozi deklaroi se amendamenti mund të miratohet dhe se, sipas tij, autoritetet amerikane disponojnë prova dhe informacione të mjaftueshme për situatën në Shqipëri. Ai solli...
Burimi:
sot.com.al