Dorëzoi dosjen e kandidimit për kreun e PD, mjekja: Nëse demokratëve u intereson një figurë e papërlyer, të më votojnë
Në limitet kohore të përfundimit të afatit për dorëzimin e dokumentacionit për garën për kreun e PD-së, në selisë blu është paraqitur mjekja Mereme Sela.Ajo paraqiti dosjen e saj të kandidimit, për të cilën tha se sekretari organizativ Ervin Minarolli i kishte sugjeruar ta linte te recepsioni.Sela tha se ka qenë kandidate e primareve në qarkun e Durrësit në vitin 2025, teksa shtoi se angazhimin e saj në PD e ka prej vitit 2014.“Role drejtuese nuk më është dhënë asnjëherë. Unë garoj për kryetare e Partisë Demokratike dhe në qoftë se popullit i intereson shëndeti, arsimi, fëmija, jam një nga personat me gjithë background-in e duhur. Unë edhe në primaret në qarkun e Durrësit kam kërkuar që të gjithë kandidatët të prezantojnë programin e tyre....
Burimi:
javanews.al