“Dorëheqja e Edi Ramës, do të sillte “efekt domino””/ Protestat, analisti: Realizimi i një kërkese do të quhej fitore
Analisti Erion Murataj ka deklaruar se kërkesa kryesore e protestës është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, e cila sipas tij do të sillte një “efekt domino” edhe në kampin e opozitës, përfshirë Sali Berishën. Sipas Muratajt, një zhvillim i tillë do t’u jepte qytetarëve mesazhin se realiteti politik është i prekshëm dhe se vendimmarrja mund të rikthehet te vullneti i tyre. Ai u shpreh ne nje interviste televizive se brenda protestës ekzistojnë disa rryma dhe se edhe një arritje e pjesshme e kërkesave do të konsiderohej fitore. Murataj theksoi gjithashtu se, pavarësisht kritikave nga pushteti dhe opozita, protesta nuk ka pësuar rënie në pjesëmarrje. “Kërkesa e kërkesave, është dorëheqja e Ramës. kjo do të krijonte një efekt donimo dhe për Berishën. Kjo do u jepte...
Burimi:
sot.com.al