“Do ta largojmë me çdo kusht nga pushteti”/ Berisha delegatëve të Kuvendit: Ramën e kemi futur në rreth të kuq

“Do ta largojmë me çdo kusht nga pushteti”/ Berisha delegatëve të Kuvendit: Ramën e kemi futur në rreth të kuq

Kilometrin e fundit, që ka nisur me protestat me një grusht militantësh para kryeministrisë, Sali Berisha e prezantoi edhe para delegatëve të Kuvendit Kombëtar. Berisha tha se Edi Ramën e kanë vënë në rreth të kuq dhe do ta rrëzojnë me çdo kusht nga pushteti, ndonëse duket se kilometri i fundit i kreut PD nuk paska fund, pasi edhe militantët po rrudhen në ‘rezistencën’ para kryeministrisë.“Sot jemi forca politike në kilometrin e fundit, në kilometrin që ecën drejt fitores. Në këtë kilometër, të fundit të kësaj maratone ne kemi detyra shumë të rëndësishme, detyra dhe detyrime kapitale, detyra jonë numër 1, që ua kemi borxh demokratëve dhe shqiptarëve është ripërtëritja. I kapërcyem të gjitha barrikadat, që na vuan para, e futëm në rreth të kuq,...