“Do më dëgjosh apo jo?” Rama përplaset me gazetaren e CNN për Zvërnecin: Nuk po vrasim flamingot, projekti ende nuk ekziston
Edi Rama: Dëgjoni, faleminderit që e shfaqët atë video, sepse ajo është pikërisht portreti i dikujt që është i keqinformuar ose pjesë e atyre që keqinformojnë. Sepse, para së gjithash, nuk ka asnjë projekt. Ai po flet për një projekt që nuk e ka parë askund tjetër përveçse në imazhe të rreme të krijuara dhe të shpërndara në rrjetet sociale në Shqipëri, sepse ne jemi në një luftë hibride. Sa i përket projektit… Gazetarja: Pra, vetëm për ta sqaruar, projekti nuk do të vazhdojë? Rama: Përsëri, nuk ka ende një projekt. Nuk ka një projekt. Gazetarja: Dua t’ju dëgjoj, zoti Kryeministër, por po përpiqem të sqaroj… Rama: Doni të më dëgjoni apo doni vetëm të flisni? Gazetarja: Dua t’ju dëgjoj, por po përpiqem të sqaroj...
Burimi:
javanews.al