“Do e çoj me email, kllounë”/ Evi Kokalari dërgon avokatin të dorëzojë kandidimin për kreun e PD, roja nuk e lejon të futet në seli
Aktivistes demokrate, Evi Kokalarit nuk i është lejuar të dorëzojë aplikimin për t’u bërë pjesë e garës për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike. Avokati i saj nuk është lejuar të hyjë brenda në selinë blu, teksa roja i ka thënë shprehimisht: “Nuk pranojmë zarfe”. Postimi i Evi Kokalarit: Në orën 9:30 AM, avokati im në Tiranë ka shkuar në selinë e PD-së për të dorëzuar dosjen e aplikimit dhe roja nuk e ka lënë të hyjë brenda, por i ka komunikuar, pasi ka folur me dikë brenda, që: “nuk pranojmë zarfe.” Ndërkohë, avokati ua ka bërë të qartë që është aplikimi im. Do ta nisim me DHL dhe do t’ua dërgojmë atyre që duhet, via text dhe email përpara afatit të skadencës....
Burimi:
javanews.al