‘Divorci’ me Cakranin, ja kush do të jetë avokati i ri i ish-Presidentit Meta

‘Divorci’ me Cakranin, ja kush do të jetë avokati i ri i ish-Presidentit Meta

Bujar Musta do të jetë avokati i ri i ish-Presidentit Ilir Meta, pas ‘divorcit’ të kreut të Partisë së Lirisë me avokatin Kujtim Cakrani. Pas seancës së fundit, u njoftua ndryshimi i avokatit mbrojtës të Metës, ku sipas studios ligjore të Cakranit, marrëveshja u mbyll për shkak të humbjes së mirëbesimit reciprok dhe mungesës së bashkëpunimit mes palëve. Më pas, u publikua një letër e shkruar me dorë e ish-presidentit Meta ku thuhej se e kërkonte ndryshimin pasi dëshironte një avokat që të angazhohej vetëm me çështjen e tij për shkak të volumit që ka, si edhe të ishte në dispozicion.