“Ditë e madhe për Shqipërinë”, Balla në GJKKO për të dëshmuar për dosjen ‘Partizani’
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste e Shqipërisë, Taulant Balla, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku pritet të dëshmojë në lidhje me dosjen “Partizani”, në cilësinë e kallëzuesit. Në një deklaratë për mediat para se të hynte në ambientet e Gjykatës, Balla u shpreh se i qëndron plotësisht kallëzimit të tij dhe theksoi se politikanët duhet të mbështesin punën e SPAK-ut dhe drejtësisë së re, të cilën e cilësoi si instrument në luftën kundër korrupsionit. “Kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë që në bankën e të akuzuarve gjenden një ish-kryeministër, ish-president për korrupsion. A kanë bërë politikanët korrupsion në Shqipëri? Padyshim që kanë bërë korrupsion dhe ajo që kthyem në 2016, kur miratuam drejtësinë...
Burimi:
vizionplus.tv