“Ditë e bekuar, natë e ndritshme”, Rama uron Kurban Bajramin, publikon pamje nga spektakli i fishekzjarreve pranë Namazgjasë
Mbrëmja e së martës u shndërrua në një spektakël ngjyrash dhe emocionesh në qiellin e Tiranës, në prag të festës së Kurban Bajramit. Atmosfera festive u përqendrua pranë Xhamisë së Namazgjasë, teksa fishekzjarret ndriçuan kryeqytetin në natën e festës. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga atmosfera pranë Xhamisë së Namazgjasë, duke përcjellë edhe urimin e tij për festën e Kurban Bajramit. “Ditë e bekuar, natë e ndritshme. Gëzuar Kurban Bajramin”, shkroi Rama në postimin e tij. Besimtarët myslimanë në Shqipëri kremtojnë Kurban Bajramin me lutje, solidaritet dhe aktivitete festive, në një atmosferë paqeje dhe harmonie.
Burimi:
javanews.al