Dita e dytë e Samitit / Në fokus vota e diasporës dhe përfaqësimi politik. 9 panele diskutimi dhe Këndi i Librit
Samiti i Diasporës do të vijojë sot ditën e dytë të punimeve me një axhendë të ngjeshur panelesh, ku do të diskutohen çështje kyçe që lidhen me rolin e shqiptarëve jashtë vendit në zhvillimin politik, ekonomik, kulturor dhe shoqëror të hapësirës mbarëshqiptare. Aktivitetet zhvillohen në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku dita nis me hapjen zyrtare dhe fjalët përshëndetëse të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha dhe Kryeministri Edi Rama, të ndjekura nga një seri panelesh tematike që trajtojnë dimensione të ndryshme të angazhimit të diasporës. Paneli i parë i kushtohet rolit të diasporës në demokracinë përfaqësuese, duke u fokusuar tek vota nga jashtë dhe nevoja për një përfaqësim më të strukturuar institucional. Paralelisht, në panele të tjera do të diskutohet mbi...
Burimi:
javanews.al