Dita e 70-të e protestës, Berisha: lëvizja më e fuqishme qytetare që prej viteve ’90

Dita e 70-të e protestës, Berisha: lëvizja më e fuqishme qytetare që prej viteve ’90

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar protestën qytetare që sot shënon ditën e 70-të, duke e cilësuar atë si një nga lëvizjet më të fuqishme qytetare dhe rinore në Shqipëri që prej viteve ’90. Gjatë një komunikimi në rrjetet sociale me qytetarët, Berisha tha se protesta ka arritur të bashkojë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit rreth çështjeve që, sipas tij, lidhen me mjedisin, lirinë dhe të ardhmen e vendit. Ai vlerësoi veçanërisht pjesëmarrjen e të rinjve, duke deklaruar se angazhimi i tyre kundër problematikave mjedisore përbën një zhvillim të rëndësishëm për shoqërinë shqiptare. Berisha u shpreh se Partia Demokratike do të vijojë ta mbështesë protestën, duke theksuar se kërkesat e saj janë të drejta dhe se opozita i ka ngritur këto çështje edhe...