Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”
Sot shënohen 64 ditë që qytetarët dalin në shesh kundër qeverisë së Edi Ramës. Protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit, të cilin e akuzojnë për cenimin e zonave të mbrojtura si dhe për klientelizëm me ligjin për investitorët strategjikë. Edhe këtë të dielë grumbullimi i qytetarëve u bë në sheshin Skënderbej, për t’u zhvendosur më pas tek Kryeministria. Tubimi pritet të mbyllet me marrshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të Tiranës.
Burimi:
javanews.al