Dita e 54-të e protestës në Tiranë, qytetarët mblidhen tek sheshi “Skëndërbej”
Kjo e enjte shënon ditën e 54-të të tubimit antiqeveritar. Protestuest janë duke u mbledhur në sheshin “Skënderbej” e më pas marrshimi do të vijojë drejt selisë së qeverisë. Pjesmarrësit do të përsëritin thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Rama. Po ashtu një tjetër kërkesë është anulimi i ligjeve që lidhen me mjedisin si dhe investimet strategjike. Protesta do të vijojë me kalimin në disa nga rrugët kryesore të Tiranës. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv