Dita e 50-të e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
Kjo e dielë shënon ditën e 50 të protestës kundër qeverisë. Qindra qytetarë u mblodhën në sheshin Skënderbej, e më pas u zhvendosën më tej në bilevardin Dëshmorët e Kombit drejt sheshit para selisë së qeverisë. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama si dhe rrëzimin e disa ligjeve që lidhen me turizmin dhe zonat e mbrojtura. Edhe sot protestuesit pritet të kryejnë ritualin e përnatshëm të marrshimit në disa prej rrugëve të Tiranës. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv