Dita e 36-të e protestës, qytetarët mblidhen tek sheshi “Skënderbej”

Dita e 36-të e protestës, qytetarët mblidhen tek sheshi “Skënderbej”

Qytetarët janë mbledhur edhe sot tek sheshi “Skënderbej”, në ditën e 36 të protestës. Grumbullimi i protestuesve, si çdo ditë tjetër, ka nisur rreth orës 19:00, ndërsa më pas ata pritet të vijojnë marshimin drejt godinës së Kryeministrisë. Gjatë tubimit, qytetarët shprehin kërkesat e tyre, ndërsa në vijim pritet që protesta të zhvendoset në rrugët kryesore të qytetit, në formë marshimi. Ndërkohë sot janë liruar edhe protestuesit e arrestuar ditën e enjte pas tensioneve dhe dhunës para Kuvendit. /vizionplus.tv