Dita e 23-të e protestës anti-qeveritare/ Largimi i Ramës, i panegociueshëm!’ Dalin me 5 kërkesa!
Për të 23- tën ditë me rradhë protestuesit vazhduan rezistencën dhe protestën e tyre kundër qeverisë socialiste dhe kryeministrit Edi Rama. Me thirrjet për dorëheqjen e shefit të qeverisë, si zakonisht qytetarët kanë nisur marshimin e tyre nga sheshi 'Skënderbej', Tiranë, në drejtim të godinës së kryeministrisë, ku prej më shumë 48 orë dhjetëra qytetarë vazhdojnë qëndresën e tyre pa ndalim. SYRI TV Nga kryeministria grupi koordinues i protestës ka bërë publike 5 kërkesat e tyre, me fokusin kryesor tek dorëheqja e kryeministrit Rama dhe krijimi i një qeveri teknike jo-partiake me afat 12 mujor. Gjithashtu grupi koordinues njoftoi se 4 kërkesat e bëra publikë në ditët e kaluara vazhdojnë të qëndrojnë. 1. Dorëheqjen e panegociueshme të Kryeministrit dhe të qeverisë. 2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore,...
Burimi:
syri.net