Diskutime të ashpra për KAJO-n/ Balliu: S’ka transparencë. Nufi: Sukses i Shqipërisë

Diskutime të ashpra për KAJO-n/ Balliu: S’ka transparencë. Nufi: Sukses i Shqipërisë

Në parlament sot në 23 prill u zhvillua një debat i ashpër, në lidhje me kompaninë shtetërore KAJO, e cila pritet që të prodhojë produkte ushtarake për Shqipërinë. Deputeti demokrat Klevis Balliu hodhi akuza të forta në parlament, në lidhje me këtë kompani. Sipas tij, në publik thuhet se kompania do shërbejë për prodhim armësh, por se në fakt pas saj, sipas tij, fshihet një skemë korrupsioni. “KAJO është një kompani, e cila qartësi ka të bëjë me afera korruptive, që cenojnë sigurinë kombëtare të vendit. Prsh KAJO ka bashkëpunuar me kompaninë TIMAK dhe me këtë kompani do krijonin kompaninë TIMAK Defence. 49 përqind e kësaj kompanie i shitet një personi, që quhet Ron Jefet. Ky është mik i Ramës, që bashkëpunon me biznesmenë rusë,...