Diskutime për “Territorialen” në Berat/ Mazniku dhe Boçi përplasen mbi modelin e bashkive

Diskutime për “Territorialen” në Berat/ Mazniku dhe Boçi përplasen mbi modelin e bashkive

Komisioni për Reformën Territoriale ka zhvilluar në Berat seancën e radhës të konsultimeve, ku fokusi ishte vlerësimi i ndarjes së tanishme administrative dhe sfidat për funksionalitetin e njësive vendore. Bashkëkryetari i komisionit nga radhët e Partisë Socialiste, Arbjan Mazniku, mbrojti reformën e mëhershme duke e cilësuar atë si një hap të domosdoshëm për efikasitetin e shërbimeve. Sipas tij, sfida aktuale është përshtatja me ndryshimet demografike dhe sigurimi i burimeve financiare. Në kahun tjetër, bashkëkryetari i komisionit nga Partia Demokratike, Luçiano Boçi, kundërshtoi idenë se centralizimi në pak bashki është modeli i vetëm europian, duke vënë theksin te decentralizimi financiar. Takimi në Berat shënon një tjetër ndalesë të punës së komisionit, që synon të gjejë një dakordësi politike mbi organizimin e ri administrativ të vendit.