“Disa në protestë, të tjerët në basketboll”, Rama ndan pamjet kurioze nga bulevardi i Tiranës

“Disa në protestë, të tjerët në basketboll”, Rama ndan pamjet kurioze nga bulevardi i Tiranës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë në rrjetin social Facebook pamje nga protesta e zhvilluar një ditë më parë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Në videon e publikuar, krahas protestës së qytetarëve, shihen edhe një grup të rinjsh duke luajtur basketboll në një fushë pranë zonës së tubimit. Rama e ka shoqëruar publikimin me një mesazh ku e cilëson këtë si një pasqyrë të jetës urbane në kryeqytet dhe të lirive të qytetarëve. Sipas tij, kjo është pamja europiane e Tiranës së lirive të barabarta e shijeve të ndryshme për kohën e lirë. “MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje europiane të Tiranës së lirive të barabarta e shijeve të ndryshme për kohën e lirë, ju uroj një ditë të paqtë”, shkruan kryeministri.