Diplomohen 104 studentët e Akademisë së Sigurisë, Lamallari: Mbajeni uniformën me krenari!
104 studentë të Akademisë së Sigurisë janë diplomuar këtë të premte, në një ceremoni ku morën pjesë ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita, si edhe drejtues institucionesh, pedagogë dhe familjarë të studentëve. Në fjalën e tij, ministri Lamallari tha mes të tjerash se Shqipëria fiton sot “104 shërbëtorë të rinj të ligjit”, të cilët kanë zgjedhur një nga profesionet më të vështira dhe më të nderuara në një shoqëri demokratike. Ai u shpreh se Policia e Shtetit është një institucion që “mban shtetin”, ndërsa iu drejtua oficerëve të rinj me mesazhin se misioni i tyre është të jenë “dritë sigurie për qytetarët” dhe garanci që ligji funksionon. Duke folur për transformimin e...
Burimi:
javanews.al