Diktatura nuk ka brirë/ Eurodeputeti Beleri: Nuk kam asnjë lidhje me protestat
Eurodeputeti Fredi Beleri akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama se po përpiqet të diskreditojë çdo zë kritik dhe çdo protestë qytetare, duke i etiketuar kundërshtarët si të motivuar politikisht. Ai argumentoi se kjo qasje dëmton demokracinë dhe rrit mosbesimin e qytetarëve ndaj institucioneve. Duke iu referuar diskutimeve në Parlamentin Evropian, Beleri tha se Shqipëria vazhdon të përballet me probleme serioze që lidhen me të drejtat e pronës, mungesën e transparencës dhe funksionimin e shtetit ligjor. Sipas tij, institucionet evropiane ende nuk e kuptojnë plotësisht situatën reale që përjetojnë qytetarët shqiptarë në raport me pushtetin dhe administratën shtetërore. “Diktatura nuk ka brirë. Duke sulmuar dhe anatemuar çdo njeri që mendon ndryshe nga ty është faza e parë e një diktature. Dhe zotëria në fjalë, as emrin...
Burimi:
ntv.al