“Diella bën punën që ka bërë më parë dhe fle”/ Rama: Prokurimi publik në Shqipëri po digjitalizohet. Asnjë nëpunës s’do të ketë më në dorë të luajë me letrat
Kryeministri Edi Rama duke folur për Kapitullin 5 “Prokurimi Publik”, u shpreh se Shqipëria në fushën e prokurimeve publike ka një performancë të mirë, në krahasim me mesataren e vendeve të Bashkimit Europian. Duke folur për Kapitullin 5 “Prokurimi Publik”, Rama u shpreh se është rritur ndjeshëm numri i kompanive fituese në kontratat publike, duke e cilësuar këtë si tregues të hapjes së tregut dhe përmirësimit të aksesit të bizneseve. Kryeministri theksoi se me këtë ndryshim “asnjë nëpunës nuk do të ketë më në dorë të luajë me letrat”, duke nënvizuar se vendimmarrja do të mbështetet në algoritme dhe të dhëna të digjitalizuara nga regjistra publikë. “U përpoqëm ta bëjmë sa më të përmbledhur pasqyrën. Një e dhënë për shembull që është një tregues i...
Burimi:
top-channel.tv