‘Dhunë e egër ndaj protestuesve’, Berisha: Kuvendi të vendos fundin dhe krijimin e qeverisë kujdestare

‘Dhunë e egër ndaj protestuesve’, Berisha: Kuvendi të vendos fundin dhe krijimin e qeverisë kujdestare

Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi policinë se ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve. Berisha tha se Kuvendi duhet të vendosë sot fundin dhe krijimin e qeverisë kujdestare. “Dënoj egërsinë ndaj protestuesve të narko policisë të falangave të krimit ndaj djemve, vajzave, grave dhe burrave idealistë që nuk iu njohin juve për Kuvend. Që kërkojnë shkrijeni e kuvendit dhe ju rezervoni armë kimike, lëndë djegës, e i shpallni terroristë këtu. A e kuptoni apo jo, si mund të përfaqësoni ju qytetarë. Qytetarët i përfaqësojnë ata që kërkojnë të ike Rama, njeriu që ndërtoi në Shqipëri shtetin e drogës, njeriu që përzuri nga Shqipëria. Sot kuvendi duhet të vendos fundin, krijimin e qeverisë kujdestare. Nuk keni më të drejtë të qeverisni, hiqni dorë nga dhuna ndaj protestave....