Dhuna në Zvërnec, Rama: Kompania private e sigurisë nuk do punojë më në Shqipëri!

Dhuna në Zvërnec, Rama: Kompania private e sigurisë nuk do punojë më në Shqipëri!

Kryeministri Edi Rama u shpreh se shteti ka reaguar në mënyrë të menjëhershme për atë që ndodhi në protestën e Zvërnecit. “Sjellja e kompanisë së sigurisë ishte e neveritshme dhe jo më pak e neveritshme ishte sjellja e drejtuesve të sigurisë vendore, gjë për të cilën ka pasur reagim të menjëhershëm nga ana e lidershipit të Policisë së Shtetit, qoftë me shkarkimin e drejtorit të Policisë së Vlorës dhe vendosjen nën hetim të gjithë zinxhirit, heqjen e licencës së kompanisë, arrestimin dhe ndjekjen penale të sigurisë. Nuk di se çfarë tjetër mund të bëjë shteti. Nuk ka asnjë relativizim të dhunës, edhe për atë relativizim, u kërkua ndjesë, u bë edhe shkarkimi dhe vendosja nën hetim e gjithë zinxhirit”, tha Rama, shkruan A2. Sipas kryeministrit,...