“Dha shifra të kundërta nga ato që paraqesin institucionet tona”, Berisha për raportimin e kryenegociatores Dhuka: Do përgjigjet për mashtrimet që bëri
Kryedemokrati Sali Berisha foli sot për raportimin e kryenegociatorës së Shqipërisë për Integrimin në BE, Majlinda Dhuka. Berisha tha se gjatë raportimit të saj Dhuka ka paraqitur shifra të kundërta nga ato që paraqesin institucionet zyrtare shqiptare. Sipas tij qeveria po manipulon shifrat që po i paraqet BE-së. “Një raportim paraprak që kam nga raporti i saj, ajo është kapur në flagrancë duke mashtruar në mënyrë të shpërfytyruar parlamentin dhe opinionin publik. Ajo ka dhënë shifra të cilat janë të kundërta nga ato që kanë dhënë institucionet zyrtare të Shqipërisë. Imagjinoni si e mashtrojnë këta BE-në, se çfarë mashtruese është kjo. Në qoftë se ILD apo KLGJ-ja deklarojnë se për shqyrtimin e një dosje- dhe në raportin e fundit- për shqyrtimin e një dosje duhen...
Burimi:
top-channel.tv