Detajet nga takimi Berisha-De Rosa në PD/ Doda: Rikthim i standardeve europiane në Shqipëri!

Detajet nga takimi Berisha-De Rosa në PD/ Doda: Rikthim i standardeve europiane në Shqipëri!

Kryetari i PD-së në Romë dhe Koordinatori i ‘Forza Italia’ për Italinë, Bardhok Doda ka zhvilluar një sërë takimesh intensive dhe bashkëpunimi  mes Partisë Demokratike dhe Forza Italia në Itali. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Doda ka dhënë detaje nga takimet që ka zhvilluar në Itali, të cilat u finalizuan me vizitën e Senatorit italian, Raffaele De Rosa në Tiranë, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij të afërt, Dr. Aniello Iacomino dhe Dr. Francesca Marino. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, delegacioni i Forza Italia zhvilloi takime me përfaqësues të Partisë Demokratike,  e cila kulmoi me liderin e opozitës shqiptare, Sali Berisha, ku së bashki me miqtë italianë ngritën shqetësimet mbi gjendjen e demokracisë në Shqipëri dhe rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për rikthimin e standardeve...