Detaje nga marrëveshja e energjisë, Rama: TEC-i i Vlorës do furnizojë me energji qendrat e Inteligjencës Artificiale
Shqipëria do të përfitojë jo vetëm gaz të lëngshëm por edhe investime të reja, nëpërmjet marrëeveshjes me SHBA-në dhe Greqinë për sigurinë energjitike. Kryeministri Edi Rama bëri me dije se nëpërmjet këtij investimi, TEC-i i Vlorës do të mund të furnizojë me energji edhe qëndrat kompjuterike që punojnë për inteligjencën artificiale . “Pas investimit domethënës për plotësimin dhe transformimin e TEC-it të Vlorës, një strukturë e cila ka nevojë të plotësohet me komponent tjetër, por që ishte ndërtuar të punonte me naftë dhe do të punojë në fakt me gaz, Shqipëria do të furnizohet me gazin e lëngshëm amerikan për një periudhë 20 vjeçare dhe përmes TEC-it të Vlorës do të prodhojë energji elektrike, duke krijuar një bazë të qëndrueshme për portofolin e diversifikuar të...
Burimi:
vizionplus.tv