DETAJE / Lufta kundër korrupsionit, Departamenti i Drejtësisë në SHBA pret kreun e ri të SPAK
Divizioni Penal i Departamentit të Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara (DOJ) ka pritur këtë të hënë një delegacion të nivelit të lartë nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), në një takim që shënon forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik mes dy vendeve. Sipas njoftimit zyrtar të bërë përmes rrjetit social X, Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, A. Tysen Duva, së bashku me zyrtarë të programit OPDAT, mirëpritën prokurorët dhe hetuesit shqiptarë, delegacion i cili këtë herë kryesohej nga drejtuesi i SPAK, Klodjan Braho. Partneritet kritik kundër krimit transnacional Takimi kishte si qëllim njohjen me lidershipin e ri të institucionit shqiptar dhe bashkërendimin e forcave në betejën sfiduese kundër rrjeteve kriminale që operojnë përtej kufijve kombëtarë. Departamenti i Drejtësisë në SHBA e vlerësoi këtë bashkëpunim si “kritik” për...
Burimi:
javanews.al