Dështon për herë të tretë mbledhja e Këshillit Bashkiak në Bulqizë, tensione dhe debate mes mazhorancës dhe opozitës

Dështon për herë të tretë mbledhja e Këshillit Bashkiak në Bulqizë, tensione dhe debate mes mazhorancës dhe opozitës

Në Bulqizë ka dështuar për herë të tretë zhvillimi i mbledhjes së Këshillit Bashkiak, mes tensionesh të forta politike dhe debatesh të shumta mes këshilltarëve të mazhorancës dhe opozitës. Mbledhja, e cila pritej të shqyrtonte disa çështje të rëndësishme për komunitetin, u ndërpre për shkak të mosdakordësive mbi rendin e ditës dhe refuzimit të anëtarëve të opozitës për të marrë pjesë në votim. Që në nisje të seancës, atmosfera në sallë ishte e tensionuar. Përfaqësuesit e opozitës kundërshtuan procedurat e ndjekura për zhvillimin e mbledhjes, duke pretenduar se disa pika të rendit të ditës nuk ishin trajtuar sipas rregullores së funksionimit të Këshillit Bashkiak. Debatet u ashpërsuan edhe më tej kur në diskutim u përfshi mocioni për shkarkimin e sekretarit të Këshillit Bashkiak, Klodian Reçi....