Dervishi: Kjo nuk është protestë politike, tregon refuzim total të një elite të konsumuar

Dervishi: Kjo nuk është protestë politike, tregon refuzim total të një elite të konsumuar

Gazetari Lutfi Dervishi e ka cilësuar protestën e ditëve të fundit si një revoltë të brezit të ri kundër një elite politike që, sipas tij, është konsumuar, komprometuar dhe ka humbur besimin e qytetarëve. Ai tha se protestuesit nuk kërkojnë thjesht ndryshime politike, por një model krejtësisht tjetër të funksionimit të vendit. “Kjo është revolta e këtij brezi që thotë se nuk ka më asnjë lidhje me ju. Nuk duan të shohin televizorin, nuk duan të dëgjojnë intelektualët që janë përzgjedhur prej tyre në Kuvend dhe kërkojnë diçka të re, të cilën ende nuk po arrijnë ta artikulojnë plotësisht. Ata kërkojnë një vend tjetër, nuk duan këtë lloj vendi dhe kjo lidhet me pamundësinë e njerëzve për të jetuar normalisht,” u shpreh Dervishi për “A2 CNN”....