Deputetja Sara Mila akuza PD-së: Shkojnë ankohen për ne në BE! Nuk duan që Rama të na integrojë

Deputetja Sara Mila akuza PD-së: Shkojnë ankohen për ne në BE! Nuk duan që Rama të na integrojë

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka akuzuar opozitën se po dëmton imazhin e Shqipërisë dhe procesin e Reformës në Drejtësi përmes deklaratave në arenën ndërkombëtare, përfshirë Brukselin dhe kancelaritë europiane. Sipas saj, kjo qasje ndikon negativisht në perceptimin e vendit në rrugën drejt integrimit në BE. E ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Mila theksoi se retorika e opozitës ka një ndikim të caktuar, megjithëse procesi i integrimit, sipas saj, nuk është bllokuar sikurse pretendohet. Deputetja socialiste ngriti shqetësimin se Partia Demokratike po vepron e motivuar politikisht, duke mos dëshiruar që integrimi europian të realizohet gjatë qeverisjes Rama. “Ata po përpiqen shumë që të kapen pas një kauze politike, sepse nuk duan me asnjë lloj mënyre që 2030-ta të...