Deputetja e PS sulmon Dritan Goxhajn: Karikaturë gjeopolitike, antiamerikan!
Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, i është bashkuar sulmeve ndaj Dritan Goxhajt, pas publikimit të një letre nga Kryeministri Edi Rama, sipas së cilës, akuzohet se nuk ka marrë pjesë kurrë në luftën e Kosovës. “Miq, për ditë me radhë, protestuesit në bulevard refuzuan të nxirrnin një përfaqësues dhe, në ditën e 23-të, ata zgjodhën Dritan Goxhajn, njeriun që, sipas një dokumenti të publikuar vite më parë, kur iu kërkua të qëndronte për luftën e Kosovës dhe t’i jepte ndihmën e tij, ai thjesht u përgjigj: “Nuk më ka marrë koka erë”. Sot, çuditërisht, po krejt çuditërisht, i ka marrë koka erë të na shpëtojë Shqipërinë. Pas ditësh protestë pa prijës, maska ra. Zëdhënësi zyrtar i “Shqipërisë së Re” na qenka një figurë me...
Burimi:
javanews.al