Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!
Deputetja e Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi, deklaroi se shumica dërrmuese e shqiptarëve në diasporë i kanë besuar vizionit të kryeministrit Edi Rama dhe projektit të integrimit europian të vendit. E ftuar në “Tirana Live” në ABC News, Gjuzi tha se PS ka siguruar 122 mijë vota nga diaspora, ndërsa theksoi se dy të tretat e shqiptarëve jashtë vendit mbështetën këtë vizion. Sipas saj, rezultati zgjedhor përbën një mandat të qartë për të vijuar punën e nisur që në vitin 2013, me fokus zhvillimin e vendit, integrimin në Bashkimin Europian dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “PS ka marrë 122 mijë vota nga diaspora. 2/3 e shqiptarëve të diasporës i besuan vizionit të Edi Ramës, për t’u bërë pjesë e...
Burimi:
javanews.al