Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Malaj, deklaroi se qeveria është e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe transparencës në trajtimin e kërkesave të tyre. Sipas Malajt, Kryeministri është shprehur qartë që në fillim se është i hapur për të dëgjuar përfaqësues të protestuesve dhe për të reflektuar mbi çështjet e ngritura. Deputeti socialist u shpreh në emisionin “Trialog” në RTSH, se që në nisje të tubimeve, është bërë dallimi mes qytetarëve me kërkesa të drejta për përmirësimin e vendit dhe atyre që, sipas tij, kanë interesa në favor të palëve të treta. “Kryeministri është shprehur qartë që në fillim se është i gatshëm të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve dhe se duhen nxjerrë shumë gjëra të mira, sidomos...
Burimi:
javanews.al