Deputeti Cara dorëzon projektligjin, pensionistët që punojnë, të përjashtohen 4 vite nga sigurimet
Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, ka ndërmarrë një nismë të re ligjore duke dorëzuar në Kuvend projektligjin që synon të lehtësojë financiarisht pensionistët që vazhdojnë të mbeten aktivë në tregun e punës. Nisma e propozuar parashikon ndryshime dhe shtesa në ligjin ekzistues për sigurimet shoqërore, duke ofruar një përjashtim të përkohshëm katërvjeçar nga detyrimi për të paguar kontributet e sigurimeve shoqërore në degën e pensioneve për të gjithë ata pensionistë pleqërie që janë të punësuar ose ushtrojnë aktivitete si të vetëpunësuar, tregtarë, profesionistë të licencuar apo zejtarë. Sipas relacionit shpjegues të hartuar nga deputeti Cara, ky përjashtim do të aplikohet vetëm për degën e pensioneve dhe nuk do të prekë detyrimet e tjera ligjore që rrjedhin nga marrëdhënia e punës, ndërsa kjo periudhë katërvjeçare...
Burimi:
syri.net