Deputetët priten me thirrjet e protestuesve: Ju erdhi fundi! Opozitë e shitur

Deputetët priten me thirrjet e protestuesve: Ju erdhi fundi! Opozitë e shitur

Ditën e sotme ndërsa deputetë po mblidhen për seancën plenare të orës 10:00, protestuesit kanë njoftuar se po në të njëjtën orë do të zhvillojnë tubimin e tyre jashtë dyerve të Parlamentit. Protesta u njoftua mbrëmjen e djeshme nga nismëtarët, të cilët ftuan të gjithë qytetarët t’u bashkohen edhe këtë paradite në tubimin e tyre. “Nesër në orën 10:00 para Parlamentit, bashkohuni me ne”, u shpreh një nga nismëtarët gjatë tubimit të djeshëm. Ndërkohë, deputetët po priten jashtë Parlamentit nga protestuesit me thirrjet: Ju erdhi fundi dhe opozitë e shitur. Nga ana tjetër, në Parlament do të mbahet seanca e radhës plenare ku në rend dite janë: Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 18.6.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit) Njoftime....