Deputetët e Melonit në kampin e Gjadrit: Modeli funksionon, 536 raste të përpunuara deri më sot

Deputetët e Melonit në kampin e Gjadrit: Modeli funksionon, 536 raste të përpunuara deri më sot

Një delegacion i partisë italiane “Fratelli d’Italia”, forcë politike e kryeministres Giorgia Meloni, vizitoi kampin e emigrantëve në Gjadër të Lezhës. Përfaqësuesit italianë qëndruan mbi tre orë brenda kësaj strukture, duke parë mënyrën e operimit të Qendrës së Paraburgimit për Riatdhesim (CPR). Delegacioni përbëhej nga emra të rëndësishëm të politikës italiane dhe përfaqësues të lartë të Dhomës së Deputetëve dhe Senatit, mes tyre Galeazzo Bignami dhe Lucio Malan. Ndërsa në përfundim të vizitës, deputetja e Fratelli d’Italia, Sara Kelany, përgjegjëse për Departamentin e Emigracionit, hodhi poshtë pretendimet e opozitës italiane dhe deklaroi se kampi funksionon normalisht, dhe se deri më sot janë 536 raste emigrantësh të përpunuara në kamp. Sara Kelany, deputete e “Fratelli d’Italia” “Kemi ardhur këtu për të dëshmuar se këto qendra aktualisht...