Denoncimi – Kruja historike e braktisur, Kalaja: Qyteti pa ujë, me rrugë si pas lufte dhe i harruar nga qeveria
Një ceremoni përkujtimore për ditëlindjen e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, e organizuar nga opozita në Krujë, ka shërbyer si një kambanë alarmi për gjendjen e rëndë të qytetit historik. Kreu i Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja i ftuar në edicionin e mesditës në Syri tv me moderatorin Arnold Kariqi, ka akuzuar qeverinë për një harresë dhe braktisje totale të qytetit, duke e kthyer atë në një hije të lavdisë së dikurshme. Sipas Kalasë, ndërsa vëmendja e qeverisë është përqendruar në qytete si Gjirokastra dhe Berati, Kruja, kryeqyteti i parë i Shqipërisë dhe një nga destinacionet më të vizituara turistike, është lënë pas dore. "Kruja mbetet qyteti më i vizituar i Shqipërisë nga turistët, por asnjë nga ministrat e qeverisë Rama nuk i ka...
Burimi:
syri.net