Denar Biba rizgjidhet me 73 vota pro në krye të Autoritetit të Konkurrencës/ Kuvendi miraton pr.ligjet e rendit të ditës
Pas një seance maratonë, të nisur mëngjesin e sotëm, Kuvendi ka vendosur për kryetarin e Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës. Deputetët votuan me 73 vota pro rizgjedhjen si kryetar i komisionit, Denar Bibën. 13 deputetë të opozitës votuan kundër zgjedhjes së tij, ndërsa 1 tjetër abstenoi. Me votat e mazhorancës, por edhe me disa vota nga opozita, u miratuan në Kuvend të gjitha pikat e rendit të ditës. Projektligji “Për ratifikimin e protokollit shtesë 7 për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, ratifikuar me ligjin nr. 9696, datë 21.3.2007” u miratua me 87 vota pro. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria...
Burimi:
javanews.al