Demokratët Europianë pas deklaratave të Dua Lipës: Shqipëria po flet, Rama duhet të dëgjojë

Demokratët Europianë pas deklaratave të Dua Lipës: Shqipëria po flet, Rama duhet të dëgjojë

Demokratët Europianë kanë reaguar pas deklaratave të këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, në podcastin me Lea Ypi, ku ajo foli për zhvillimet politike në Shqipëri, protestat kundër qeverisë së Edi Ramës dhe debatin për projektet turistike në zonat e mbrojtura, përfshirë Sazanin dhe Zvërnecin. Në reagimin e tyre, Demokratët Europianë shprehen se qëndrimet e Dua Lipës përkojnë me shqetësimet e mijëra qytetarëve shqiptarë që prej javësh protestojnë për transparencë, mbrojtjen e mjedisit dhe respektimin e ligjit. Sipas tyre, fakti që një figurë me ndikim ndërkombëtar ngre të njëjtat shqetësime tregon se debati nuk është më vetëm një çështje e brendshme politike, por një çështje që po merr vëmendje më të gjerë. Ata theksojnë se ligjet që lidhen me zonat e mbrojtura nuk mund...